Të shtëna armësh janë dëgjuar mes fshatit Koshtovë dhe Zubin Potok përkatësisht në vendin e quajtur Kollovergë me ç’rast Policia ka gjetur një person pa shenja jete dhe dy tjerë të plagosur.
Personi i vdekur dhe dy të plagosurit, KosovaPress mëson se janë vëllezër, njëri 19 vjeç, njëri 17 dhe tjetri 16. Që të tre shqiptarë, me mbiemrin Brahimi. Ky i fundit tashmë ka arritur në Emergjencë në Prishtinë.
Burime të KosovaPress gjithashtu bëjnë të ditur se ata kishin shkuar në mal për dru dhe se një person me uniformë serbe ka shtënë me armë në drejtim të tyre.
Askush nuk din nëse ishin andej kufirit apo këndej, por dihet se ata kishin shkuar për dru. Rasti sipas këtyre burime ka ndodhur diku në orën 5 në mëngjes. /KP/