Më shumë se tre milionë Sirianë janë arratisur nga lufta që shkatërron vendin, ku vetëm një milionë refugjatë janë bërë vetëm në vitin 2013, njoftoi sot OKB-ja.
“Kriza e refugjatëve sirianë përkeqësohet. Ajo sot arrin një nivel rekord duke kaluar nivelin e tre milionë persona të shpërngulur”, njoftoi Komisioneri i Lartë i OKB-së për refugjatët (UNHCR) në një komunikatë duke shtuar se këto shifra nuk përfshijnë mijëra sirianët e tjerë që janë larguar nga vendi por nuk janë regjistuar si refugjatë.
Para një viti numri i refugjatëve sirianë të regjistruar arrinte në dy milionë, sipas UNHCR-së që u bazua në raportet që flasin për kushte gjithnjë e më mjerrane brenda vendit për të shpjeguar këtë rritje të jashtëzakonshme.
Konflikti që po bëhet gjithnjë e më shumë kompleks, që po shkatërron Sirinë, ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 191 mijë personave që prej fillimit të tij, në mars 2011./trt/