Kryetari i ri i Partisë AK dhe Kryeministri i ri i Turqisë, Ahmet Davutoglu i paraqit sot në drekë për miratim Presidentit Rexhep Tajip Erdoan në pallatin presidencial “Çankaya” listën e kabinetit të ri.
Kryeministri i ri i Turqisë, Ahmet Davutoglu gjatë prezantimit që i bëri sot qeverisë së re tha se ish-ministri i Çështjeve Evropiane Mevlut Çavusollu do të marrë postin e kreut të diplomacisë.
Ekipi i ri i shpallur nga Davutoglu ka shumë pak ndryshime nga ai i paraardhësit, Rexhep Tajip Erdoan, i cili në 10 gusht u zgjodh për herë të parë me votim popullor presidenti i 12-të i Turqisë.
Në kabinetin e ri janë sjellë katër emra të rinj.
Zëvendëskryetari i Përgjithshëm i Partisë AK, Numat Kurtulush është emëruar në postin e Zëvendëskryeministrit, kurse deputeti i Stambollit Volkan Bozkir është emëruar në krye të Ministrisë për Çështjet e Bashkimit Evropian ndërsa emri i katërt që ka hyrë në kabinetin e ri është Nuretin Xhanikli, të cilit i është besuar Ministria e Doganave dhe Tregtisë.
Zëvendëskryeministri Përgjegjës për Ekonominë, Ali Babaxhan dhe ai Financave Mehmet Shimsek janë dy emra të tjerë që do të mbeten në detyrë.
Deputeti i Ankarasë Jalçin Akdoan, është një nga emrat e rinj që ka marrë pjesë në kabinetin e ri duke u emëruar në postin e zëvendëskryeministrit, që deri tani është mbajtur nga Beshir Atallaj.
Programi i qeverisë së re do të prezantohet në Parlament (TBMM) javën që vjen, si dhe do të pasohet nga një votëbesim, ku Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (Partia AK) ka shumicën absolute./trt/