Rrëfimi i nënës së braktisur: Një ditë pasi më vdiq burri, djali më përzuri nga shtëpia (Video)

Pasojat e ndryshimit të mënyrës së jetesës dhe vetë dinamikës së saj, ma së shumti po i bartin personat e moshuar. Një pjesë e konsiderueshme e këtyre personave, jo rrallë lihen pas dore dhe pa asnjë përkujdesje familjare.

Fat të këtillë ka edhe Hava Vila, rezidente e Shtëpisë për Persona të Moshuar në Prishtinë. Hava erdhi këtu, kur djali i saj e përzuri atë nga shtëpia diku rreth nëntë muaj më parë, menjëherë pas vdekjes së burrit të saj. Madje, nuk ia dha as mundësinë me hapë të pame për vdekjen e tij.

“Më 7 shkurt më ka vdekë burri. As të pame nuk më ka lanë me ba. Më ka përzan të nesërmin. Çka me ba unë?”, tha ajo për Rrokum.

Strehimi në Shtëpinë për Persona të Moshuar ka qenë zgjidhja e vetme për Havën, pasi djali i saj ia kishte shitur shpinë dhe ia kishte marrë të gjitha gjërat për të cilat kishte punuar për 45 vite.

“Kam punuar 45 vjet në Danimarkë. Ka shku trupi jem. Unë me shtaga eci. Jam operu 4-5 herë. Djalit tim ia kam ba të gjitha kushtet, ndërsa ai ma ka shitë shpinë. Shpia ka qenë në vlerë prej 100 mijë euro, ai e ka shitë për 22 mijë euro”, rrëfen Hava.

Ajo me familjen e saj asht kthye në Kosovë, vitin e kaluar. Për vite me radhë ajo kishte jetuar në Danimarkë, ku kishte punuar punë të ndryshme me qëllimin e vetëm që me siguru jetesë të dinjitetshme për familjen.

“Unë kam punu ditën, burri natën, për shkak se kemi pasë fëmijë ", thekson Hava.

Mërzia për të është e pashmangshme. /Rrokum/


RRËFIMI I NJI TË BRAKTISUNE by RrokumTelevision


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat