Rritje e madhe e mbështetjes për Hamasin

Popullariteti i lëvizjes palestineze Hamas, pas konfliktit me Izraelin, në mënyrë dramatike është rritur në mesin e popullsisë në Bregun Perëndimor dhe Gaza, tregon një hulumtim.

Lideri i Hamasit në Gaza, Ismail Henije, do të merrte 61 për qind të votave palestineze, nëse zgjedhjet presidenciale do të zhvillohen sot, ndërsa mbështetja për presidentin aktual, Mahmoud Abbas, ka rënë në 32 për qind, sipas të dhënave të fundit të qendrës palestineze për Politika dhe Hulumtime.

Shumica e palestinezëve mbështesin politikën e Hamasit, të kundërpërgjigjes së armatosur kundër Izraelit në Bregun Perëndimor, vijon hulumtimi, transmeton Telegrafi.

Kjo është hera e parë në tetë vjetët e fundit që shumica e palestinezëve mbështesin liderin e Hamasit, Henije, njofton qendra, duke shtuar se kjo mbështetje do të mund të bie në muajt e ardhshëm, siç ishte para konfliktit me Izraelin.

Ndërkaq, raportohet se në këtë studim janë përfshirë 1.270 palestinezë në Bregun Perëndimor dhe Gaza.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat