Miliarderi amerikan Kenneth Langone, themelues i zingjirit të shitoreve “Home Depot” e ka paralajmëruar Papa Françeskun në një intervistë për CNBC, se të pasurit mund t’i ndërpresin donacionet për Kishën Katolike, nëse kreu i saj vazhdon ta kritikojë kapitalizmin dhe pabarazinë në të ardhura.
Langon, i cili veten e përshkruan si një katolik të devotshëm që lutet çdo mëngjes, ka thënë se njerëzit e pasur si ai ndihen të leçitur derisa papa i mbështet të varfrit.