Jo më larg se dy muaj më parë, lokalet e shqiptarëve të lagjes Gjorçe Petrov u bënë shkrumb e hi nga huliganët. Të vizitosh edhe sot lagjen Gjorçe Petrov të Shkupit, e cila ende nuk është shëruar tërësisht nga ‘traumat’ e trazirave që ndodhën nga incidentet në këtë lagje, pas vrasjes së Angell P, të duket si në ‘gjendje lufte’.
Shqiptarët që punojnë në Gjorçe nuk do të gjejnë qetësinë asnjëherë. Së paku kështu mendon Fatmir Bajrami, njëri nga pronarët në këtë lagje të Shkupit. Vetëm 5 ditë më parë rreth 70 huliganë ia kanë rrethuar lokalin për ta sulmuar, përderisa siç thotë për Almakos Bajrami ka qenë vetëm vet brenda lokalit, por huliganët kishin brohoritur thirrje antishqiptare, duke qëndruar për 10 minuta jashtë lokalit duke bërtitur, me çka fatmirësisht nuk kanë hyrë brenda. Nëse do të kishin hyrë, Bajrami thotë se aty do të ‘ndodhte një Gaza tjetër e re në Shkup’
“Ata e rrethuan lokalin tim, isha vet brenda, kurse jashtë kishte rreth 70 huligan maqedonas, po të hynin brenda, nuk e di se si do kaloja, e si do kalonin edhe ata. Por, jam i sigurt se do ndodhte një Gaza në Shkup”, – thotë i shqetësuar, Fatmir Bajrami, për Almakos.
Atë e kapin edhe ‘drithërimat prindërore për fatin e fëmijëve të tij’, ngaqë gjatë ditës së sotme sërish i ka ndodhur një incident i rëndë. Menjëherë pasi ka zbritur djali i tij nga autobusi duke u kthyer nga shkolla, është sulmuar nga huliganët maqedonas, duke e rrahur pamëshirë, edhe pse një nxënës i shkollës fillore.
Me çka, djalit të Fatmirit librat që i kishte marrë në shkollë sot, duke vrapuar për të babai duke qarë për të kërkuar shpëtim, i kishin rënë disa prej tyre rrugës. Fatmiri thotë se posa kishte dalë të shoh se ç’po ndodhte jashtë lokalit, ishin larguar përnjëherë rreth 20 maqedonas të moshës 35 – 40 vjeçare, të cilët sipas tij e kishin sulmuar djalin e tij. Ndërkohë, djalin e vllaut e kishin rrahur, deri sa ishte përgjakur.
“Ka vite e vite që sulmohemi vazhdimisht. Me mijëra premtime na i ka dhënë BDI-ja që të rrimë të qetë, se më asnjë incident nuk do përsëritet, dhe se askush nuk do guxojë të na prekë, pasi do na mbrojë policia e shtet. Por, çfarë po ndodh kështu, ne a kemi shtet, a kemi institucione?”, – pyet Fatmiri i revoltuar.
Fatmiri partinë shqiptare në pushtet, BDI-në e quan një parti antishqiptare e sllavomaqedonase, pasi që deri më tani nuk ka bërë asgjë konkrete për të zgjidhur problemet shqiptare, sidomos në lagjet që janë të përziera në Shkup.
“Partia shqiptare në pushtet BDI, ajo është sllavomaqedonase dhe antishqiptare, ngase nuk bënë asgjë për të na mbrojtur nga terrori i vazhdueshëm që po na bëjnë maqedonasit. Ndonjëherë mendoj se BDI në koordinim me institucionet e ndryshme shtetërore na e bënë këtë, me qëllim që mos të ngelet asnjë shqiptarë në Shkup. Kupa është mbushur. Ne nuk njohim tashmë asnjë institucion të Maqedonisë, asnjë organ shtetëror, asnjë institucion, por e njohim vetëm Shkupin”, – thekson Fatmir Bajrami për portalin Almakos.
Disa banorë të fshatit Llokë, thanë për Almakos se ata kanë filluar tashmë të vetëorganizohen, për faktin se BDI-ja dhe policia nuk kujdesen për sigurinë e tyre, me çka ju ka mbetur të kujdesen vet, me forcat e veta, për sigurinë personale e të pronave të tyre. Tutje banorët e Llokës pohojnë se nëse ndodhin incidente të rënda në të ardhmen e afërt brenda komuniteteve, për këtë përgjegjësi do të kenë partitë në pushtet, BDI dhe VMRO-DPMNE, për arsye se nuk sigurojnë jetën e qytetarëve në mënyre të barabartë.