SHBA bën sqarime për përgjimin e Turqisë

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Jen Psaki në mbledhjen ditore me mediat tha se kanë biseduar me autoritetet turke në lidhje me lajmet që kanë qarkulluar në shtypin gjerman mbi aktivitetin e agjencive amerikane të zbulimit kundër Turqisë.

Në përgjigje të pyetjes së gazetarëve në brifingun ditor të shtypit mbi pretendimet në fjalë Psaki tha: “Si miq dhe aleate e Turqisë Amerika vazhdon të jetë besnike në qëndrimin e saj për konsolidimin e partneritetit të afërt që ekziston ndërmjet dy vendeve dhe intensifikimin e bashkëpunimit në fushat kyçe”.

Për arsye politike në publik nuk mund të bëjmë komente që kanë të bëjnë me aktivitetin e shërbimeve të inteligjencës, sqaroi Psaki, por mund të konfirmoj që lidhur me këto pretendime është biseduar me autoritetet turke, duke shtuar se bisedimet me palën turke në këtë drejtim do të vazhdojnë.

Pyetjes “në qoftë se pretendimet në fjalë dalin të vërteta, a mund të jepni garanci që administrata amerikane do tu japë fund aktiviteteve të tilla në Turqi?” zëdhënësja e Departamentit të Shtetit iu përgjigj duke u mjaftuar me përmendjen e deklaratës së Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama, ku ai ka folur edhe për përpjekjet në drejtim të rishikimit të metodave që përdoren nga vendi i saj për grumbullimin e informacionit të klasifikuari, ku ndër të tjera Obama ka deklaruar edhe një seri reformash në këtë drejtim. “Nuk kam asgjë tjetër për të thënë jashtë kësaj”, tha Psaki./trt/ 


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat