Lajmi i "skllavërisë moderne" të shitjes së grave jezide në treg për "mish të bardhë" ishte vetëm një spekullim i mediave.
Këtë e demanton media italiane bufale.net në lajmin me titull Disinformazione (Dezinformatë) duke thënë se lajmi i rremë i shitjes së grave jezide robëresha të luftës në Mosul, të cilin fillimisht e lansoi shkrimtarja libaneze me shtetësi Amerikane Brigitte Gabriel, në të vërtetë është një protestë e aktivitesteve kundër diktaturës egjipatase, respektvisht gjatë një proteste në Aleksandri të Egjiptit, njofton albtime.
Në të vërtetë kjo fotografi nuk është e vitit 2014, dhe e njëjta për herë të parë është publikuar në web faqen Vetogate.com më 7 dhjetor të vitit 2013 edhe atë e bërë gjatë një proteste në Aleksandri të Egjiptit.
Ajo që vlen të shikohet detajisht është se "kafazi" nuk është i mbyllur në të gjitha anët, respektivisht në anën e përparme është i hapur, që e dëshmon edhe fotografia në vijim.
Për çfarë manifestimi bëhet fjalë?
Protesta kishte të bënte me ngritjen e zërit kundër arrestimit të disa grave nga pushteti puçist i Egjiptit ku një numër i konsiderueshëm i aktivisteve femra pro presidentit të rrënuar Muhamed Mursi, ishin dënuar me 11 vite burg në këtë rast forma e tillë e protestës ishte edhe konform pamjeve që jepeshin nga senca gjyqësore ku gratë e burgosura mbaheshin në "kafaz"./albtime
[youtube height="400" width="100%" align="none"]https://www.youtube.com/watch?v=yAOjhjnPgOc[/youtube]