Lirohet dr. Shefqet Krasniqi

Burime të Telegrafit kanë mësuar se imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, dr. Shefqet Krasniqi është liruar pasi që kishte kaluar disa orë në intervistim nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Imami Shefqet Krasniqi shihet në foto, e cila është bërë pak çaste më herët, duke ecur i qetë pasi që e kishte përfunduar intervistimin në Prokurorinë Speciale.

Ndryshe, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka konfirmuar se imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, dr.  Shefqet Krasniqi, është intervistuar në Policinë e Kosovës.

Policia e Kosovës përmes një njoftimi zyrtar kishte treguar se ka shoqëruar dr. Shefqet Krasniqin, si të dyshuar për veprën penale “nxitje e urrejtjes, përçarje ose mosdurim kombëtar, racor, fetar apo etnik”, sipas nenit 147 të KPK-së.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat