Hoxhë Ulvi Fejzullahu politikanëve kosovarë: “Juve as qentë nuk ju hanë!”

Radhës së atyre që kanë reaguar për arrestimin e hoxhës Shefqet Krasniqi, ka qenë edhe hoxhë Ulvi Fejzullahu. Në një postim në profilin e tij në facebook, ai ka akuzuar politikën kosovare për “spektaklin” e krijuar me arrestimin e hoxhë Shefqet Krasniqit.

Në vazhdim mund ta lexoni të plotë reagimin e hoxhës Ulvi Fejzullahu.

O politikan politikbërës kosovare: “Juve as qentë nuk ju hanë!”

Ama, pse bien në këtë nivel e derexhe politika kosovare...!!, pa fije morali e turpi, në mënyrë të lirë mund të shprehesh vërtetë këta janë “nona e qenve”. Kur këta e kanë këtë status, pra “nona e qenve”, pastaj këta të “jashtit”, njëmend me jashtëqitje, janë “nona kudrave”.

Po pse bien këta të tanët, bash në këtë derexhe, nuk kisha ditë me e menduar tamam kështu siç janë.

Tani po rikujtoj një ndodhi të kamotshme.

Baba një djalë, por, jo i rehatshëm. Po vonohet natën në kafen poshtë fshatit. Një natë e hanë qentë. Kështu vjen i përgjakur në shtëpi, alarmon rastin. Kurse babai në atë gjendje i thotë birit: mirë është puna, djali im, unë kam menduar që ty as qentë nuk t’hajnë.

Këta politikanë politikbërës, definitivisht as qentë juve nuk ju hajn, aq që jeni fekale.

Allahu na ruajt prej sherrit tuaj.

Allahu e ruajt dr. Shefqetin dhe çdo të pafajshëm besimtarë.

Ulvi F.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat