Derisa mjekët po përpiqeshin të shpëtonin të plagosurit në repartet e emergjencës brenda spitaleve të Rripit të Gazës gjatë gjithë kohës së sulmeve izraelite, të tjerët po e jepnin mundin e tyre në repartin e lindjes për të nxjerrë në jetë foshnja të reja. Sipas statistikës së fundit të Ministrisë Palestineze të Shëndetësisë 4500 fëmijë kanë lindur në Rripin e Gazës vetëm gjatë ditëve të sulmeve izraelite në Rripin e Gazës, në kohën kur qindra fëmijë kanë rënë dëshmorë, si pasojë e luftës izraelite kundër qytetarëve të Gazës. Lindjet janë shumëfishuar nën zjarrin e okupatorit, saqë ka pasur gra që kanë lindur në shtëpitë e tyre, të tjera rrugës për në spital dhe të tjera në dyshemenë e spitalit, duke pritur ndonjë mjeke për të lindur.
Palestinezët mendojnë se kjo rritje e numrit të të lindurve në këtë muaj është keramet (lloj mrekullie) nga Allahu për të zëvendësuar rritjen e numrit të fëmijëve të rënë dëshmorë gjatë kësaj kohe./Shembulli/
Burimi: http://www.al-akhbar.com/node/213129 (Sena Kemal).