Në një profil të rrjetit social Facebook që i dedikohet imamit të Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi, “Të përfitojmë nga hoxha i nderuar Dr. Shefqet Krasniqi”, është publikuar një fotografi ku shihet Krasniqi, një femër dhe një mashkull.
E veçanta e kësaj fotografie është se aty thuhet që sot një grua e krishtere ka pranuar islamin.
“Sot pas namazit të xhumasë, e pranoi islamin një grua e krishtere”, shkruan në njoftim.