Anders Breivik do të krijojë parti fashiste nga burgu

Norvegjezi Anders Breivik, njeriu që tronditi opinionin publik ndërkombëtar me vrasjen e 77 njerëzve në Oslo dhe në ishullin Utøja në vitin 2011, thotë se dëshiron të krijojë një parti fashiste nga burgu, raporton agjencia ruse e lajmeve "RT".

I dënuar me 21 vjet në burg për vrasjen makabër, Breivik tha se ishte frymëzuar nga suksesi elektoral i neonazistëve të Agimit të Artë në Greqi.

Në një letër prej 33 faqesh që i ka dërguar agjencisë franceze të lajmeve AFP, Breivik shpreh dëshirën për të përhapur ideologjinë e tij me mjete jo të dhunshme dhe argumenton se po mendon të krijojë nga burgu partinë e tij fashiste.

"Si një ish-luftëtar, zemra ime qan për brutalitetin që kam kryer më 22 korrik. Gjëja më e rëndësishme në jetën time është të punoj për të parandaluar që e njëjta gjë të ndodhë përsëri. Ky do të jetë edhe qëllimi i partisë që dua të krijoj", shkruan në letrën e tij nga burgu i sigurisë së lartë ku mbahet prej 2 vjetësh.

Breivik e quan partinë e tij Partia Fashiste Norvegjeze dhe Aleanca Nordike, për të cilat ai thotë se do ta ndihmojnë të promovojë ideologjinë e tij, pa qënë e nevojshme të përdorë sërish dhunë.

Në gjyqin e tij, ai pohoi se masakra e kryer në emër të luftës kundër multikulturalizmit dhe "pushtimit mysliman"

[youtube height="400" width="100%" align="none"]https://www.youtube.com/watch?v=YL3LouhfCBw[/youtube]


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat