Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gëzim Kelmendi nga Partia e Drejtësisë, parti kjo e cila në zgjedhje ka hyrë në koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës, ka bërë të ditur se nuk do ta votoj kandidatin e propozuar nga PDK për kryetar të Kuvendit në vazhdimin e seancës konstituive të së premtes.
Ai përmes profilit të saj zyrtar në rrjetin social “Facebook”, e ka bërë të ditur këtë qëndrim të tij.
Kelmendi këtë qëndrim të tij e ka dhënë, pasi që akoma nuk ka hyrë në fuqi udhëzimi administrativ i cili lejon bartjen e shamisë në shkolla. Premtim ky i cili ishte bërë edhe nga vetë kryeministri në largim Hashim Thaçi gjatë kohës së fushatës.