Një delegacion i PD-së u takua me dr. Shefqet Krasniqin

Një delegacion i PD-së i përbërë nga deputeti Gëzim Kelmendi, ish deputeti Jeton Svirca dhe disa të tjerë, janë takuar sot me dr. Shefqet Krasniqin. 

Ndër temat që diskutuan ishte angazhimi dhe puna e palodhshme e hoxhë Shefqetit, për çka e uruan dhe i dhanë mbështetje të fuqishme për të vazhduar kontributin e tij të palodhshëm për popullin dhe vendin e tij, pavarësisht sfidave me të cilat ballafaqohet ai, thuhet në njoftimin e publikuar në faqen e dr. Shefqet Krasniqit në facebook.

Hoxha Shefqet Krasniqi u ka uruar suksese në rrugëtimin e tyre në politikë duke i porositur që të punojnë në interes të vendit./shembulli/

 


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat