Përçahet GP i PDK-së, PD-ja nuk e voton Arsim Bajramin

Gëzim Kelmendi e Labinotë Demi – Murtezi kanë paralajmëruar se nuk do ta votojnë kandidatin e PDK-së për kryetar të Kuvendit. Kelmendi madje ka paralajmëruar edhe largimin nga GP i PDK-së.

Grupi parlamentar i PDK-së ka vetëm 35 vota e jo 37 sa llogaritet se i ka fituar në zgjedhjet e 8 qershorit.

Dy deputetët e këtij grupi parlamentar Gzim Kelmendi dhe Labinotë Demi – Murtezi kanë paralajmëruar se do nuk do të votojnë kandidatin e PDK-së për kryetar Kuvendit.

Arsyeja e këtij veprimi është se në shkollat e Kosovës edhe këtë vit nuk është lejuar bartja e shamive në shkolla.

I kontaktuar nga Bota press, deputeti i Partisë së Drejtësisë, Gëzim Kelmendi ka sqaruar edhe arsyet pse nuk do ta votoj kandidatin e PDK-së për kryetar të Kuvendit të Kosovës.

“Nuk do ta votoj Arsim Bajramin për kryetar të Kuvendit për shkak të mos realizimit të marrëveshjes që kemi pasur me PDK-në para hyrjes në koalicionin parazgjedhor. PDK nuk e ka realizuar atë marrëveshje dhe si pasojë e këtij mos realizimi shumë vajza në shumë qytete të Kosovës janë privuar nga e drejta e tyre. Andaj vetë largimi i tyre nga shkolla dhe mos realizimi i marrëveshjes mua më bënë që të sillem konform asaj dhe të mos votoj kryetarin e Kuvendit”, u shpreh ai.

I pyetur nëse ka ndërmend edhe largimin nga Grupi Parlamentar I PDK-së, Kelmendi tha për “Botapress” se do ky do të jetë hapi i dytë në reagim të mos përmbushjes së marrëveshjes ndërmjet partnerëve të koalicionit.

“Për momentin kjo është forma e parë. Largimi nga grupi Parlamentar është hapi i dytë të cilin do ta shqyrtojmë edhe me Partinë e Drejtësisë”, tha Kelmendi. /Botapress/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat