Zyrtare: Nënshkruhet marrëveshja Blloku-VV (Dokument)

Pikërisht në orën 13:00 është nënshkruar marrëveshja ndërmjet Bllokut LDK-AAK-Nisma dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, krerët e LDK-së, VV-së dhe AAK-së deklaruan:

Isa Mustafa: “Në si lider LDK-AAK-Nisma dhe lideri I VV, nënshkruam marrëveshjen mbi parimet për shtetin dhe qeverisjen. Kjo marrëveshje na obligon që sa më parë dhe në përputhje me parimet e demokracisë parlamentare me normat kushtetuese dhe ligjet e vendit, t’i ndërtojmë institucionet e reja, të përqendrohemi në për zhvillimin ekonomi, në rritjen e punësimit dhe mirëqenien e qytetarëve, reformat në shëndetësi, reformat e thella në drejtim të demokratizimit të vendit. Të punojmë për perspektiven evropiane, anëtarësim në BE dhe NATO. Të bëhen reforma substanciale në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, reforma në drejtim të demokratizimit të vendit. Vendosem dialog i hapur demokratik me pakicën serbë në Kosovë për integrimin e plotë të tyre, nëpërmjet zhvillimit të plotë të tyre”

Albin Kurti: “Ne me LVV kur të vije puna te formimi i qeverisë së re e cila do ta ndryshojë Kosovën si në aspektin politik ashtu edhe socioekonomik, do ta mbajmë referendumin brenda VV. Ajo që kemi bërë sot në tremujorin është që VV bashkë me koalicionin LAN jemi marrë vesh që Kosovën ta hedhim në binarët e drejtësisë, të zhvillimit të barazisë, në luftimin e korrupsionit. Dhe formimi i qeverisë, dhe luftimi I korrupsionit ajo do të jetë marrëveshje e ardhshme. Theksi i kësaj marrëveshje është zhvillimi ekonomik, është qeverisja parimore, është reformat institucionale, mirëqenia sociale dhe natyrisht që në këtë marrëveshje kemi përfshirë edhe dialogun ku ne së pari e kemi përmend dialogun me BE dhe Komisionin Evropian, pastaj dialogun me serbët e Kosovës për integrimin e tyre në shoqëri, dhe kemi edhe dialogun në përgjithësi”.

Albin Kurti: “Me sot po fillon një ndryshim i madh në Kosovë pas pamundësimit të ripërtëritjes të regjimit të vjetër me qeveri të re, një qeveri pa regjim, ku qytetari i Kosovës do të jetë në qendër të vëmendjes. Në tekstin e marrëveshjes gjithçka është e qartë, dhe gjithçka sqarohet”.

Ramush Haradinaj: “Ne më 10 qershor e kemi nis një projekt të përbashkët me VV me një funksion parimor jo Thaçi 3, kuptohet ajo ka qenë një nisje e parë me sfidat e veta, kemi bërë një avancim shumë të madh, kemi nënshkruar një marrëveshje të parimeve, dhe të njëjtën kohë të gjithë ne në Kosovë pajtohemi që komunitetet etnike me i marrë përgjegjësitë e tyre siç e ka paraparë Kushtetuta, edhe me qenë pjesë e institucioneve të vendit dhe e kemi mirëprite pjesëmarrjen, si të Listës Srpska. Interesi ynë është edhe integrimi i tyre, kemi partneritet mes LDK-AAK-NISMA dhe tani me VV dhe kemi pa një situate integruese ashtu siç e parasheh kushtetuta”.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat