Pasi nuk kanë mundur që të fitojnë të drejtën për të qenë pjesë e legjislacionit të ardhshëm, shpresa e vetme e tyre ka mbetur që të jenë pjesë e ndonjë dikasteri në Qeverinë e ardhshme.
Kjo mund të shihet edhe nga një foto e tyre e postuar në Facebook, ku të tre kandidatët për deputetë të AAK-së shihen të gëzuar me arritjen e marrëveshjes së LDK-AAK-NISMA me Lëvizjen Vetëvendosje.
Në fotografinë e postuar nga Besnik Tahiri, anëtar i Kryesisë së AAK-së, ai shfaqet bashkë me dy nënkryetarët e partisë, Ardian Gjini dhe Ahmet Isufi.
“Mirë a”, ka shkruar Tahiri. /Telegrafi/