Për 32 të dyshuarit për terrorizëm edhe nga dy muaj paraburgim

Gjyqtari i Vehbi Kashtanjeva ua vazhdoi për dy muaj paraburgimin 32 të dyshuarve për kryerjen e veprave terroriste dhe arrestin shtëpiak gjashtë të tjerëve të këtij grupi. Këta persona qenë arrestuar më 11 gusht.

Ata u arrestuan nën dyshimet për veprat penale të rekrutimit, organizimit dhe pjesëmarrjes në grupet terroriste.

Ndërkaq gjashtë personat tjerë të këtij grupi për të njëjtat dyshime do të qëndrojnë edhe 60 ditë në arrest shtëpiak.

Këta të dyshuar qenë arrestuar në aksionin e bujshëm të Policisë së Kosovës të zhvilluar më 11 gusht.

Edhe grupit prej gjashtë personash që iu vazhdua arresti shtëpiak, në fillim i ishte caktuar masa e paraburgimit prej një muaji, por kjo masë atyre iu hoq nga Gjykata e Apelit më 26 gusht.

Më pas, gjatë gushtit dhe shtatorit policia arrestoi edhe katër persona tjerë nën të njëjtat dyshime.

Deri tash 11 të arrestuarve nga 44 që përbëjnë grupin e të dyshuarve për terrorizëm u është zbutur masa e sigurisë. /kallxo.com/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat