Në ish Jugosllavi, dhjetë mijë fëmijë janë shitur në 40 vitet e fundit. Çmimi i fëmijëve ka shkuar nga vlera prej 15000 deri 40000 euro.
“Në trafikimin e fëmijëve janë të përfshirë të shumtë – nga doktorët, mamitë, pastrueset, shërbimet sociale dhe policia”, thekson kryetari i shoqatës serbe “Familjarët e fëmijëve të zhdukur”, Vladimir Cicarevic.
“Tërë jetën e kam vërejtur që diçka nuk është në rregull dhe se nuk u përkas atyre. Në familjen time daneze, familjarët të gjithë janë biond, ashtu i kanë edhe sytë dhe flokët, ndërsa unë jam zeshkan. Dhe pastaj, nëna daneze më ka treguar dhe pranuar atë që prej meje e kishin fshehur. Më kishin blerë për 20 mijë marka nga Qendra për Punë Sociale dhe prindërit e mi të vërtetë janë serbë”, janë fjalët e Anders Olsen, i cili para rreth 44 vitesh kishte lindur në Slankamen si Serxhan Milinkovic.
Edhe pse Gjykata Evropiane në Strasburg është e njoftuar vetëm për gjashtëqind raste të tilla, sipas Shoqatës së Prindërve të zhdukur, numri i fëmijëve të shitur nga Serbia është shumë më i madh.
Vetëm në Serbi, në dyzet vitet e fundit janë “vjedhur” rreth 10.000 fëmijë, që janë shitur me një çmim prej 15.000 deri 45000 euro ose marka.