Serbia kthen trupat e shqiptarëve

Autoritetet serbe të premten kanë kthyer në Kosovë mbetjet mortore të 24 personave të zhvarrosur në varrezën masive në Rashkë të Serbisë. Këto mbetje kanë ardhur në Kosovë pas gjurmimeve disamujore të autoriteteve kosovare e ndërkombëtare për gjetjen e kufomave të personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Nysrete Kumanova nga shoqata “Thirrjet e nënave” ka thënë se kufomat e sjella të premten ishin vrarë, masakruar dhe varrosur e betonuar në Rashkë për t'ua humbur gjurmët nga ata të cilët masakruan në luftën e fundit në Kosovë, shkruan Tribuna.

Kryetari i Komisionit qeveritar për Personat e Pagjetur i ka thënë gazetës Tribuna se 24 mbetjet mortore janë nga komuna e Drenasit dhe e Skenderajt. Ai ka thënë që në Rashkë ende po shpresohet për viktima të tjera. “Është bërë pranimi i 24 mbetjeve mortore, të ekstraduara në Rudnicë të Rashkës. Presim edhe rezultate tjera nga mostra e dërguara më parë, mirëpo as minimumi i pritur i atyre çfarë kemi shpresuar dhe që është përmendur nga pala serbe nuk është gjetur, kështu që ende Rashka është opsion i hapur për t'u hulumtuar”, ka thënë Gjetaj.

Sipas tij, nga zhvarrosjet që janë bërë ne Rashkë më 22 gusht, janë pranuar 16 trupa të mbetjeve mortore, tani edhe 24 gjithsej 40 trupa janë identifikuar në Rudnicë të Rashkës. Ndërkaq Gjetaj ka thënë se që nga e hëna familjarët do të njoftohen për trupat e personave të kthyer në Kosovë dhe pastaj do të bëhet.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat