Në një takim me gazetarët në Gaza Zëvendës Shefi i Byrosë Politike të Hamasit, Ismail Hanie, theksoi se nuk do të pranojnë një çarmatosje të rezistencës.
Zëvendës Shefi i Byrosë Politike të Hamasit, Ismail Hanie në një Takim me gazetarët në Gaza u shpreh se Hamasi nuk do ta pranojë çarmatosjen e rezistencës.
Hanie tha se rindërtimi është i legjitimuar siç është edhe arma e rezistencës dhe se nuk do të pranojnë një "shantazh politik" në mënyrë të nënkuptuar. Hanie gjithashtu i bëri thirrje Egjiptit "që të detyrojë" Izraelin që t'i përmbahet kushteve të armëpushimit dhe theksoi se Hamasi nuk do të pranojë negociata të drejtpërdrejta me Izraelin, por megjithatë, në parim ne nuk jemi kundër veprimit politik në bazë të pajtimit kombëtar.
"Hamasi, ka vendosur të mos bëjë deklarata kundër al-Fatih"
Hanie u shpreh se Hamasi ka marrë një vendim për të mos bërë njoftime për shtyp që të fusë në grindje politike dhe të jetë në kundërshtim me lëvizjen al-Fatah, dhe se në dëshirën e tyre është që të sigurojnë unitetin kombëtar dhe të arrijë një konsensus.
Ndërsa një nga anëtarët e Byrosë Politike të Hamasit, Musa Abu Merzuk një ditë më parë ishte shprehur se " për shkak të rrethimit të rëndë të Gaza-s në rast të presionit popullor Hamasi ishte i detyruar për të biseduar me Izraelin"
Në mes Hamasit dhe al-Fatahut, pas një periudhe 7-vjeçare të ndarjes, më 23 prill u arrit konsensusi kombëtar, dhe në këtë kontekst, më 2 qershor, u krijua qeveria konsensuale me në krye Rami el-Hamdallah./trt/