Derisa të dyja taborët politikë, ai i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe tashmë koalicioni LAN me “Vetëvendosje”, shpresojnë në votën e listës “Srpska” në seancën e 18 shtatorit, është përfaqësuesi i Listës “Srpska”, Alexandar Jabllanovic, i cili i ka qartësuar gjërat.
Jabllanovic i ka thënë gazetës “Zëri” se takimi i së hënës me të nominuarin për kryeministër nga LAN-i, Ramush Haradinaj, do t’i definojë gjërat përfundimisht.
Sipas tij, nëse LAN-I e do përkrahjen për Isa Mustafën, atëherë Lëvizja Vetëvendosje nuk duhet t’i udhëheqë negociatat me Beogradin. /Zëri/