Nju Jork, marshim madhështor në Ditën e Muslimanëve

Organizimi i një numri të madh grupesh myslimane që jetojnë në SHBA filloi me marshimin në rrugën e njohur Madison me faljen e namazit të drekës, ndërkohë grupet që përfaqësonin shtetet e tyre mbanin në duar flamujt dhe veshjet tradicionale përkatëse.

Marshimi u shoqërua me masa të rrepta sigurie, ku mbi 1000 policë siguruan aktivitetin, ndërkohë që efektivat e policëve me kuaj tërhoqën vëmendjen e mijëra të pranishmëve.

Ndërkohë grupet nuk lanë pa demonstruar edhe problemet m të cilat përballen bashkëkombësit e tyre në vendlindje, ku vëmendja më e madhe ishte tek një grup nga Egjipti, i cili me anë të një pjese teatrale demonstroi puçin e ushtrisë me në krye Sisi kundër Mursit. Ata kishin në fokusin e tyre edhe përkrahësit e presidentit Sisi si; Barak Obama, Beniamin Netanjahu apo John Kerry.

Nga ana tjetër bashkë me myslimanët u pa edhe një grup izraelit, i cili hidhte parulla për ti dhënë fund embargos në Palestinë si dhe kërkuan drejtësi për popullin palestinez.

Në pjesën e dytë të organizimit në duatë (lutjet) e bëra doli në pah kundërshtimi ndaj ISID për metodat që ndjek ajo dhe u theksua që kjo organizatë nuk ka asnjë gjë të përbashkët me Islamin./trt/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat