Erdoan për ISID: Turqia kontribuon vetëm me ndihma humanitare

“Nga Turqia mos prisni diçka tjetër përveç ndihmave humanitare”, u ka thënë Presidenti Rexhep Tajip Erdoan gazetarëve në avion gjatë kthimit nga vizita në Katar.

Në lidhje me një ndërhyrje kundër ISID-it Presidenti Rexhep Tajip Erdoan tha se “Nga Turqia nuk mund të pritet ndonjë diçka tjetër përveç ndihmave humanitare”.

Kurse në lidhje me pretendimet mbi krijimin e një brezi sigurie (zonë tampon) në kufi Presidenti Erdoan tha: “Forcat e Armatosura po punojnë në lidhje me këtë çështje... pasi ta kenë përgatitur studimin do të na e paraqesin ne... Nëse do të ketë nevojë, marrim vendim edhe për këtë...”

Në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve gjatë kthimit me avion nga vizita në Katar Presidenti Erdoan vlerësoi hapat dhe masat e komunitetit ndërkombëtar në lidhje me luftën kundër ISID-it.

“Punime në lidhje me këtë çështje do të bëhen, do të kemi një hartë rrugore. Pasi ta kemi parë këtë hartë rrugore, atëherë mund të themi se jemi apo jo plotësisht të kënaqur prej saj”, theksoi Erdoan.

Kurse në lidhje me personelin e Konsullatës së Përgjithshme të Mosullit, të cilët për momentin mbahen peng nga ISID, Erdoan tha se “po punohet për ta zgjidhur çështjen me anë të kontakteve”./trt/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat