Diktatura e BIK-ut kundrejt imamëve

Videove të ndryshme me përmbajtje të ligjëratave të ndryshme fetare nga Imamët e Bashkësisë Islame të Kosovës iu ka ardhur fundi. Por jo vetëm atyre, por edhe fotografive private të imamëve. Ata nuk do të munden më të bëjnë për qejfin e tyre video me ligjërata të ndryshme dhe të plasojnë në rrjete të ndryshme sociale.

Kjo pasi që Bashkësia Islame e Kosovës me anë të një Udhëzimi Administrativ të nxjerrë më 11.09.2014 iu ndalon këto gjëra, madje edhe i sanksionon në rast të shkeljes të një mori rregullash që shkruhen në këtë udhëzim.

Më poshtë mund të lexoni disa nga pikat e këtij Udhëzimi Administrativ:

Në paragrafin 1.2 të pikës 1 të këtij udhëzimi që ka të bëj me përfaqësimin e organit ose institucionit të BIK-ut thuhet se “Nëpunësit e këshillave ose institucioneve të BI-së mund t’iu përgjigjen festave që vijnë në adresë të tyre personale (me shkrim apo gojarisht), pasi që të marrin, pëlqimin paraprak të Këshillit përkatës të BI-së, të institucionit që e përfaqësojnë ose të Kryesisë. Ndërsa gjatë pjesëmarrjeve të tilla duhet të kenë uniformë fetare.

1.4. Nëpunësit fetarë nuk kanë të drejtë të involvohen në aktivitete të partive politike, e as të merren me aktivitete politike të ndonjë partie politike.

1.5. Nëpunësit të jenë të mbajtur në postimin dhe shpërndarjen e fotove dhe videove në rrjetet sociale që kanë të bëjnë me jetën e tyre private.

1.6. Imami në ditën e xhuma duhet:

- Të batë uniformën fetare (shallin dhe xhyben) detyrimisht

- Të jetë i matur në ligjëratat e tij, që të mos mjell përçarje fetare, racore apo etnike

- T’i drejtohet xhematit me urtësi dhe këshillë të mirë

- Të angazhohet ekskluzivisht në ders-vajz fetar (jo politik)

- Gjatë ligjërimit të jetë aktual dhe mirë i përgatitur, duke i ikur fyerjeve, banaliteteve dhe denigrimit të cilitdo qoftë.

Pika 2 e këtij Udhëzimi Administrativ ka të bëj me -Mediet dhe paraqitjet publike:

Paragrafi 2.3.2 Të jap deklaratë për medie kur e kërkon nevoja

2.3.4 T’i lejoj nëpunësit e BI-së të denoncojnë rastet, nëse çështja ka të bëjë me probleme të nivelit lokal, si kërcënimi. Shantazhi, dhuna psikike apo fizike ndaj zyrtarit, vjedhja apo dëmtimi i objekteve fetare, tjetërsimi apo tentim tjetërsimi i pronës vakfnore, e të ngjashme, pas koordinimit më Kryesinë.

2.3.5. Pjesëmarrja e nëpunësve të këshillave të BI-së në TV dhe radio lokale (tokësore/kabllore apo satelitore) bëhet me leje të Këshillit përkatës të BI-së ose të Kryesisë.

2.3.6 Të lejojë prezencën e nëpunësve për ligjërata në studio private, web faqe dhe shoqata të ndryshme në rast se:

a. Jam të regjistruara dhe kredibile si shoqata kulturore, humanitare apo të ngjashme b. Janë të njohura dhe kredibile për veprimtarinë e tyre në opinionin kosovar c. Administrohen nga persona apo grupe të njohura për Bashkësinë Islame të Kosovës dhe opinionin e gjerë d. Në prapavijë duhet të duket logoja e Këshillit përkatës, tema që do të trajtohet dhe emri i ligjëruesit e. Ligjëruesi duhet të përzgjidhet nga ana e Këshillit të BI-së

Pika 3 e Udhëzimit Administrativ ka të bëj me -Ligjëratat-Fet fatë

Ndërsa në paragrafin 3.3 të kësaj pike thuhet se praktikimi i shkollës juridike hanefite është praktikë zyrtare e institucioneve dhe organeve të BI-së në çështjet e fikut ndërsa në ato akaidore sipas shkollës maturidite.

Pika 4 e Udhëzimit Administrativ ka të bëj me -Saksionimet nga Këshilli i BI-së

Në paragrafin 4.8 të kësaj pike thuhet se : Sanksionin çdo imam, i cili angazhohet dhe sjell ligjërues fetar nga jashtë kufijve të Republikës së Kosovës, pa leje paraprake të Kryesisë së BI-së dhe atë pas kërkesës së dorëzuar me shkrim nga ana e Këshillit.

4.10. Lëshon pëlqime me shkrim për postimin e ligjëratave nëpër rrjetet sociale, sidomos në Youtube, me kusht që këto incizime paraprakisht të vlerësohen nga komisionet e ngritura në kuadër të Këshillit enkas për këto ligjërata, dhe të jenë ekskluzivisht nën siglën zyrtare të Këshillit të BI-së.

4.11. Çdo postim që nuk përmban këto elemente, do të shqyrtohet dhe analizohet nga ana e Kryesisë së BI-së, e cila në këtë rast mund të marrë masa përkatëse ndaj atyre që nuk respektojnë këtë vendim.

4.12. Kryesia e BI-së do të hapë një kanal zyrtar në YOUTUBE, ku mund të plasohen ligjëratat e të gjithë imamëve, pas verifikimit dhe miratimit për plasim, nga komisioni i veçantë për media në kuadër të Kryesisë.

Pika 5 e Udhëzimit Administrativ ka të bëj me -Bashkëpunimin me Shoqata

5.1. Kryesia e BIK-ut edhe në këtë mënyrë i njofton nëpunësit e saj se nuk është e lejuar që nëpunësit të punojnë njëkohësisht në kuadër të BI-së dhe shoqata ose OJQ vendore ose ndërkombëtare. Në të kundërtën, Kryesia do të merr masa disiplinore.

5.2. Kryesia e BI-së dhe këshilli vendor, me automatizëm do të refuzojë bashkëpunimin edhe me organizatat dhe shoqatat islame të cilat kanë programe dhe ideologji tjetër nga ajo zyrtare e BI-së.

5.3. Në rast se Kryesia vërteton se ndonjë nëpunës i saj merr mjete financiare nga jashtë, të tillë do të identifikohen dhe do të merren masa përkatëse disiplinore.

Pika 6 e Udhëzimit Administrativ ka të bëj me -Disa rregulla që kanë të bëjnë me xhamitë

6.3. Asnjë imam, asnjë xhami dhe asnjë xhemat nuk ka të drejtë të ketë vulën e vet e cila identifikon atë me vendin e tij të punës ose xhaminë ku shërben. Vulat e tilla do të konsiderohen jo të ligjshme dhe rrjedhimisht edhe vepër penale.

Pika 7 dhe e fundit e Udhëzimit Administrativ ka të bëj me –Trajnimet dhe seminaret

7.1. Është e drejtë ekskluzive e Kryesisë së BI-së të organizoj trajnime dhe seminare në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

7.4. Nuk lejohet pjesëmarrja e imamëve në trajnimet dhe seminaret e organizuara nga shoqatat e ndryshme që veprojnë brenda territorit të Kosovës. Përzgjedhja e imamëve dhe lejimi i pjesëmarrjes në këto trajnime dhe seminare, bëhet nga Kryesia e BI-së, pas kërkesës me shkrim të depozituar nga shoqata. /Zëri/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat