Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) ka shprehur shqetësim pas arrestimit të 12 imamëve nëpër Kosovë.
Zëdhënësi i Bashkësisë Islame të Kosovës, Ahmet Sadriu, ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë se BIK-u është i brengosur lidhur me, siç ka thënë ai, shoqërimin e imamëve në polici, porse ka shtuar se “askush nuk mund të jetë mbi ligjin dhe institucionet kompetente janë të thirrura ta kryejnë punën e tyre".
"Ne e kemi thënë edhe me parë dhe po e përsërisim, të gjitha paraqitjet e tyre janë publike dhe përgjegjësia është individuale", ka thënë Sadriu.