Mitrovica, në mëngjesin e së mërkurës ka mbetur pa tre imamë, pjesë e grupit prej 15 personash që janë arrestuar këtë ditë. Enis Rama, imami i xhamisë “Isa Beg”, pasi e ka falur vaktin e sabahut, është shoqëruar nga pjesëtarë civilë të Policisë së Kosovës, raporton KTV.
Pa imam ka mbetur edhe xhamia në lagjen Fidanishte të Mitrovicës. Nexhat Ademi falet në xhaminë ku imam është Eroll Nesimi, derisa e vlerëson si të paarsyeshëm arrestimin e këtij të fundit.
I arrestuar është edhe imami i xhamisë në lagjen Tavnik, Ekrem Avdiu, derisa dega e BIK-ut në Mitrovicë nuk kanë dashur të komentojë arrestimin e tre imamëve të saj.
I frustruar me arrestimet në Mitrovicë ka qenë xhemati i këtij qyteti që ka kanë kryer rituale nën udhëheqjen e këtyre imamëve.
Ata janë shprehur se qeveria me arrestimet po mundohet të arsyetohet para faktorit ndërkombëtar për dështimet e veta.