Tmava: S’ka fakte që Shefqt Krasniqi të dyshohet për pastrim parash

Barjam Tmava, avokat i imamit të Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi në një intervistë në Interaktiv, tha se nuk ka mjaft fakte që klienti i tij, të dyshohet për shpëlarje parash.

Ai ka ofruar disa fakte, që sipas tij nuk mund ta bëjnë këtë vepër të tillë.

“Ajo shumë e parave që ka dal në mjete të informimit, nuk duhet të na brengos. Kjo shumë është normale. Dyshohet për shpëlarja e parave dhe nxitja e urrejtjes, pra nxitje për terrorizëm. Kjo që është paraqit nga prokurori, nuk i ka dispozitat që të jetë vepër , për shpëlarje parash. Për të qenë shpëlarje parash, parat duhet të kenë prejardhje parash të pista. Dhe kjo duhet të jetë një shumë bukur e madhe mjetesh. Këtë që e kamë parë unë me sytë e mi, nuk mund të bëhet fjalë për shpëlarje parash”, tha ai.

Tmava më tej shtoi se nuk bëhet fjalë për qindra mija euro, por për shuma më të vogla dhe se ato mjete kanë qenë të destinuara për ndihmën e personave me nevojë, familjeve me nevojë.

Avokati i Krasniqit, më tej ka thënë se nuk ka kuptim të që t’i bastiset shtëpia e tij.

“Të bëhet bastisja brenda një intervali kohor prej 13 ditësh, është e pakuptimtë. Këtë çështje do ta ngris si çështje”, tha ai.

Tmava më tej, është i bindur se ka ofruar mjaftë fakte për ta nxjerr një vendim në favor të Krasniqit që nesër.

“Në qendrën e ndalimit në Prishtinë. Besoj se i kemi ofruar prova të mjaftueshme, ndihmëse. Po them me përgjegjësinë më të madhe se i kemi ofruar dëshmitë e mjaftueshme për pafajësinë e tij. Në bazë të asaj që ka ofruar deri më tani prokurori, ne kemi ofruar fakte për pafajësi. Nesër pres një vendim në favor të zotri Krasniqit”, tha ai, duke vlerësuar se masa e shqiptuar, është e pa arsyeshme.

Tmava më tej, shtoi se Krasniqi ishte arrestuar sot në mëngjes në parkun e Gërmisë.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat