Është shtyrë për nesër vendimi për hoxhë Shefqet Krasniqin, nëse do t’i shqiptohet masa e paraburgimit apo ndonjë masë tjetër.
Këtë e ka konfirmuar avokati i Krasniqit, Sevdali Zejnullahu, i cili ka thënë se është i shqetësuar me parregullsitë që po ndodhin në këtë proces, raporton Kosovapress.