Është shtyrë vendimi për imamët të cilët akuzohen për veprime kundër rendit kushtetues të Kosovës.
Ata do të jenë në mbajtje edhe për 48 orë të tjera deri në marrjen e vendimit nëse do t’u caktohet masa e paraburgimit ose jo, kërkesë kjo e bërë nga prokurori Haki Gecaj.
Avokati i imamit Enis Rama, Mahmut Halimi, tha se nuk ka asnjë fakt që klientit të tij t’i caktohet masa e paraburgimit dhe shpreson që gjyqtari nuk do ta aprovojë kërkesën e kryeprokurorit.