Pas përhapjes së lajmit se nesër, pas namazit të xhumasë, te xhamia e madhe në Prishtinë, do të ketë protestë në shenjë pakënaqësie për arrestimin e fundit, shumë hoxhallarë bënë thirrje që të mos dilet në këtë protestë. Thirrjes për mos t’iu bashkangjitur protestës ia janë përgjigjur shumë besimtarë. Këtë ata e kanë shprehur me reagimet e tyre nëpër rrjetet sociale.
Më poshtë mund të lexoni disa nga këto reagime:
Hoxhë Fatmir Latifi
Imami i xhamisë së Shipolit në qytetin e Mitrovicës, Fatmir Latifi, duke e komentuar thirrjen për një protestë eventuale në shenjë solidarizimi me hoxhallarët e arrestuar, ka theksuar se është kategorikisht kundër çdo proteste të cilat kanë të bëjnë me arrestimet e hoxhallarëve.
Imami Latifi ka thënë për Telegrafin se ka besim të “plotë në pafajësinë e hoxhallarëve dhe vëllezërve tanë”.
“Andaj çdo thirrje në këtë drejtim është dhe konsiderohet si provokim dhe thirrje në destabilitet të vendit tonë edhe ashtu të brishtë. Unë shkurt e shqip ju them besimtarëve myslimanë që përfshirja në protesta eventuale, të cilat mund të mbaheshin nesër, është e haram (e ndaluar)”, ka thënë ai. /Telegrafi/