Imamët e arrestuar para dy dite me akuzën për rrezikimin e rendit kushtetues të Kosovës, iu është caktuar masa e paraburgimit për 30 ditë nga Gjykata Themelore e Prishtinës, njofton indeksonline.
Bajram Tmava, avokati i Imamit të Xhamisë së Madhe të Prishtinës, Shefqet Krasniqi, e ka akuzuar gjykatën se kjo masë është caktuar pa u respektuar procedurat e duhura.