Pas vendimit për një muaj paraburgim për imamin Shefqet Krasniqi, ka reaguar avokati i tij Bajram Tmava. Ai këtë vendim e ka quajtur të pabazë.
Bajram Tmava, avokati mbrojtës, i imamit të xhamisë së madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqit, ka thënë se vendimi është turp i gjyqësisë së Kosovës.
Tmava ka thënë për Zëri se më këtë është vërtetuar se gjykata e Kosovës është tërsishtë e anshme dhe e ndikuar.
Tmava tha se epilogun e këtij vendimi e kishte ditur gjatë ditës para se të merret vendimi në ora 15:00.
Sipas Tmavës persona të caktuar hynin e dilnin në zyrën e gjykatës “disa i njihja e disa nuk i njihja”, ka thënë Tmava.
Ai shtoi se do të bëjë edhe ankesë për këtë vendim.