Ja si keqcitohen fjalët e dr. Shefqet Krasniqit

Në një shkrim të titulluar "Ja çfarë thuhet në raportin e State Departamentit amerikan për Shefqet Krasniqin!" të publikuar në gazetablic.com, e më pas edhe nëpër medie tjera, është cituar një pjesë e shkëputur nga një ligjëratë e dr. Shefqet Krasniqit, e mbajtur 2 vjet më parë.

Në këtë shkëputje thuhet:

“Gjaku po derdhet çdo ditë dhe ne kemi përjetuar një pjesë të asaj çka po përjetojnë vëllezërit dhe motrat tona në Siri. Nuk është lehtë të derdhet gjaku i muslimanit, por Allahu është i madh dhe ne nuk kemi gjë tjetër çfarë të bëjmë, përpos të marrim pjesë me vëllezërit dhe motrat tona”. Duke u bazuar në këtë, dr. Shefqet Krasniqi akuzohet se ka nxitur njerëz të marrin pjesë në luftën që po bëhet në Siri.

Por e vërteta është krejt ndryshe. Nëse e dëgjojmë me vëmendje ligjëratën e hoxhës (nga min. 16:24), shohim se hoxha nuk thotë “...ne nuk kemi gjë tjetër çfarë të bëjmë, përpos të marrim pjesë me vëllezërit dhe motrat tona”, por thotë: “...ne nuk kemi gjë tjetër çfarë të bëjmë, pos me dua të marrim pjesë me vëllezërit dhe motrat muslimane...”.

Pra shihet qartë që hoxha i nderuar ka bërë thirrje që të bëhet dua (lutje) për muslimanët në Siri, e jo të merret pjesë në luftë.../Shembulli/

Për më tepër shikojeni videon më poshtë.

[youtube height="400" width="100%" align="none"]https://www.youtube.com/watch?v=y4y2JCBArRQ[/youtube]


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat