Gjatë predikimit (hytbës) të Xhumasë në qytetin Thun të Zvicrës, kryetari i Bashkësisë islame Qendrore në Zvicër (IZRS) Nicolas Blancho foli edhe për arrestimet e fundit në Kosovë. Ai foli edhe për imamin e Xhamisë së Madhe, Shefqet Krasniqi, të cilin e quajti bashkëpunëtor të ngushtë.
"Unë e njoh Dr. Shefqet Krasniqin personalisht prej vitesh dhe mund të them me sigurinë të madhe se akuzat kundër tij janë të pabaza. Përkundrazi, kam përshtypjen se aktualisht me valët spektakulare të arrestimeve në Kosovë po bëhen përpjekje që të mbulohet kaosi politik për formimin e qeverisë. Z. Krasniqi është imam i xhamisë kryesore në Prishtinë dhe po ashtu një figurë kryesore dhe me ndikim të madh në shoqërinë kosovare. Arrestimi i tij dhe personaliteteve tjera është një akt i ultë i cili duket se do të ketë një ndikim mjaft negativ të shumica e kosovarëve në lidhje me atë se si do ta perceptojnë ata shtetin e ri. Unë të kërkojë që ai të lirohet dhe të lihet i lirë menjëherë ", u shpreh Blancho.
Krasniqi erdhi në vitin 2011 në Konferencën Vjetore të IRZS në qytetin Biel si ligjërues mysafir. Që atëherë ai mirëpriti Nicolas Blancho disa herë në Kosovë ose takime janë mbajtur në raste të ndryshme në Zvicër apo edhe në konferenca të ndryshme jashtë vendit. Për më tepër, që dy të i lidh anëtarësimi i përbashkët në Organizatën Ndërkombëtare të Dijetarëve Muslimanë «Association des Savants Musulmans» (ASM). /Indeksonline/