Ardhja për herë të parë e Papa Françeskut në Shqipëri është konsideruar si një ngjarje historike ndaj autoritetet më të larta shtetërore kanë bërë gjithçka që ajo të trajtohet si e tillë.
Qeveria ngriti një komitet të posaçëm dhe ndezi dritën jeshile për mbulimin financiar të të gjitha përgatitjeve që do të ndërmerreshin.
Aktualisht, ndryshimet, rikonstruksionet dhe çdo gje tjetër në funksion të mikpritjes së kreut te Vatikanit, i ka kushtuar buxhetit të shtetit rreth 2.6 milionë dollarë, raporton Vizion Plus.
Fatura financiare është pjese e fondit të kontigjencës së qeverisë, por edhe i buxhetit të Bashkisë së Tiranës.
Në këtë kosto janë përfshirë një sërë zërash, duke nisur nga restaurimi i plotë i sheshit Nënë Tereza, ndriçimi i zonës, pastrimi i fasadave të ndërtesave, prishja e një sërë godinash përreth tij, rregullimi i dekorit etj.
Por, pjesë e kostos së vizitës së Papa Françeskut është edhe rikonstruksioni i rrugës pranë shoqatës Betania, në fshatin Bubq të Fushë Krujës, aty ku përfaqësuesi më i lartë i Vatikanit do të zhvillojë një vizitë.
Punimet për të realizuar këto ndërhyrje kanë nisur që në 8 gusht dhe janë realizuar në një kohë rekord.