Vatikani shmang debatin për njohjen e Kosovës në Tiranë

Sipas të dhënave nga policia e të dy vendeve mësohet se më shumë se 1500 kosovarë kanë ardhur në Tiranë për këtë vizitë historike.

Për këtë interest të veçantë të shqiptarëve të Kosovës, në konferencën për shtyp At Ferderico Lombardi u pyet nga TemaTv nëse Vatikani do të ketë një qëndrim të ndryshuar lidhur me njohjen e shtetit të Kosovës.

Drejtori i Zyrës së Shtypit në Vatikan iu shmang pyetjes, duke thënë se “Jemi në kuadër të një vizite fetare të Papës në Shqipëri dhe kjo vizitë nuk ka asnjë qëllim për të finalizuar rezultate diplomatike apo poltike”, – u shpreh At Lombardio lidhur me njohjen e shtetit të Kosovës.

Katolikët në Kosovë sipas statistikave zyrtare përbëjnë 2.2 përqind të popullsisë ndërsa 1.5 përqind e tyre janë besimatarë ortodoksë.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat