Rreth 130.000 refugjatë sirianë strehohen në Turqi në 3 ditë

Konfliktet në zonat kufitare me Sirinë janë ende duke vazhduar, ndërkohë që brenda tri ditësh Turqia ka pranuar rreth 130.000 refugjatë.

Zëvendëskryeministri turk, Numan Kurtulmus ka deklaruar se në Turqi kanë hyrë edhe 30.000 refugjatë të tjerë dhe se numri i përgjithshëm i refugjatëve sirianë ka arritur në 130.000 persona.

Në Tel-Abjad, në rajonin kufitar Raka në veri të Sirisë, janë ende duke vazhduar përleshjet e ashpra mes ISID-it dhe Fronit të Armatosur Kurd (PYD), ndërkohë që varganë të tjerë të refugjatëve vazhdojnë të arrijnë në kufirin me Turqinë.

Një vargan i ri me refugjatë sirianë, në mesin e të cilëve janë edhe një numër i madh grash e fëmijësh, ka arritur në pikën kufitare Suruç të Shanllëurfës dhe pret të hyjë në Turqi.

Gjatë natës, një fëmijë dhe një i rritur janë plagosur nga shpërthimi i një mine këmbësorie. Të plagosurit janë transportuar menjëherë në një spital turk. Ndërkohë, forcat e rendit në Turqi kanë përforcuar masat e sigurisë.

Përleshjet me ISID-in në veri të Sirisë janë intensifikuar në tri ditët e fundit, ndërsa kreu i Departamentit për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), Fuat Oktaj, dje ka deklaruar se numri i sirianëve në Turqi në dy ditët e fundit ka arritur në mbi 100.000./trt/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat