Hoxhë Mazllam Mazllami flet nga paraburgimi në Prizren: Policia me trajtoi në mënyrë korrekte

Imami i xhamisë në lagjen “Jeni Mahalla” në Prizren, Mazllam Mazllami është shprehur i kënaqur me sjelljet që Policia e Kosovës ka treguar gjatë arrestimit të tij. “

“Gjatë arrestimit, Policia e Kosovës ka pasur sjellje shumë korrekte”, ka treguar për Mazllami.

Koordinatori i KMDLNJ-së në Prizren, Bashkim Kajdomçaj ka vizituar sot Qendrën e Paraburgimit në Prizren, ku po qëndrojnë të arrestuarit e fundit.

Kajdomçaj tregon se gjatë intervistës të paraburgosurit e fundit janë shprehur të kënaqur me trajtimin që kjo qendër po ua bënë.

“Disa nga të intervistuarit si: E.B.nga Mitrovica, I.R. nga Bresana Dragash, F.B.nga Hani i Elezit dhe hoxhë Mazllam Mazllami, imam në xhaminë ‘Jeni Mahalla’ në Prizren, i arrestuar më 17.09.2014 kanë folur për trajtimin korrektë të tyre gjatë qëndrimit në këtë institucion dhe s’kanë pasur asnjë vërejtje”, tregon Kajdomçaj. /PrizrenPress/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat