Prifti ortodoks: Mbulesa e gruas, shpëtim i shoqërisë (Video)

Prifti Ortodoks në një emision debat flet për mbulesën e gruas, si shpëtim të shoqërisë.

“Shumë shpesh themi, 'Shiko si janë bërë myslimanët, si janë të mbuluara, se çka duan të tregojnë!?'

Ata janë duke i shpëtuar vajzat e tyre, gratë e tyre. Në të vërtetë, një shoqëri varet nga gruaja e shëndoshë, nga një grua e dëlirë dhe nga një vajzë e moralshme”, thotë prifti në një emision-debat në Beograd, transmeton TetovaSot.

Ai më tej thotë se nuk e kupton se çka duan të tregojnë vajzat e krishtera në Beograd me lakuriqësinë e tyre.

“Shikoni të krishterat e reja, serbet në Beograd apo ato në Podgoricë apo edhe këtu, të shqyera, lakuriqe, të shpuara – nga vathët e shumta, me tatuazhe të shumta. Çka është kjo? Kjo është me një fjalë: ‘Afrohu, vendose dorën në mua (më prek) dhe më ço ku të duash”, shprehet prifti.

Në fund prifti ortodoks shprehet edhe për preferencat e tij si mashkull: “Unë jam mashkull, nuk jam engjëll, për mua më tërheqëse ka qenë ta shoh gruan e veshur me një fustan (që të paramendoje – imagjinojë se si duket) e jo ashtu”. /TetovaSot/

[youtube height="400" width="100%" align="none"]http://www.youtube.com/watch?v=Pqjo4yQjiiA[/youtube]


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat