Turqia lejon shaminë në shkolla

Zëvendës kryeministri i Turqisë, Bulent Arinç, ka deklaruar për media se Qeveria turke ka hequr ndalimin e bartjes së shamive tradicionale myslimane në shkolla. Sipas tij, ndryshimet kanë të bëjnë me kodin e veshjes, ku femrat nuk do të jenë të detyruara që mos ta mbulojnë kokën, nëse ato dëshirojnë.

Këtë e ka përshëndetur edhe kryeministri turk, Ahmet Davutoglu, duke e quajtur si një përpjekje për demokratizim.

Për këtë vendim, laikët kanë akuzuar qeverinë se dëshiron të islamizojë këtë vend laik.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat