Maqedonasi priftit italian: Më jep 150 mijë euro që mos ta zbulojë marrëdhënien tonë seksuale

35 vjeçari maqedonas nga Ankona është në gjyq pasi që prifti italianë e ka akuzuar se në vitin 2005 e ka shantazhuar atë se do të zbulojë se kanë pasur marrëdhënie seksuale dhe i ka marr priftit 150 mijë euro, raporton gazeta “La Vocce di Romagna”, transmeton portal “Prvi.mk”.

Procesi gjyqësorë ka filluar javën e kaluar me mbrojtjen e Maqedonasit, ndërsa prifti do të tregojë storjen e tij pas dy muajve.

Sipas avokatit të priftit, për 93 mijë euro ekziston llogaria, ndërsa parat tjera janë dhënë në kesh.

Avokati i maqedonasit konsideron se deklaratat e priftit nuk janë të logjikshme, sepse siç thotë, nuk ekziston aq dashuri e madhe krishtere për të cilën do të paguheshin aq para.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat