Erdoan: Kritikat ndaj krimeve izraelite nuk janë anti-semitizëm

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) ka deklaruar se kritikat ndaj krimeve të Izraelit, të cilat shkelin të drejtat e njeriut dhe të cilat nuk e respektojnë jetën e njeriut nuk paraqesin antisemitizëm.

Erdoani gjatë fjalimit në organizatën Think-tank, Këshilli për Marrëdhënie të Jashtme (CFR) ka folur për ngjarjet rajonale dhe globale.

Duke thënë se këtë vit është shënuar edhe 100-vjetori i Luftës së Parë Botërore, Erdoani ka deklaruar: "Turqia, apo shteti osman siç është quajtur 100 vite më parë, ishte shteti i cili më së shumti e ka ndjerë luftën. Në fillim të shekullit të XX-të, shteti osman shtrihej nga kufiri me Iranin në lindje, deri në Vjenë në Evropë, Tunizi dhe Algjeri në Afrikën e Veriut, Krimenë në veri, Jemen në jug dhe deri në Oqeanin Indian".

Erdoani ka deklaruar se arsyeja për të kujtuar historinë është kriza aktuale në rajonin e Lindjes së Mesme dhe Evropës Lindore. Çështja e Palestinës, çështja e Irakut dhe Sirisë, Krimeja, problemet në Ballkan, aktualisht, janë paraqitur me shpërbërjen e shtetit osman dhe rrënjët e problemeve janë të vjetra, 100 vite, ka deklaruar Presidenti i Republikës së Turqisë.

Lidhur me çështjen izraelito-palestineze, presidenti Turk ka thënë se nuk duhet të ngatërrohet populli i Izraelit me Qeverinë e këtij shteti.

"Me keqardhje mund të them se ka ndodhur disa herë që shteti im, bashkëpunëtorët e mi dhe unë personalisht jemi etiketuar si anti-semitistë. Turqia asnjëherë në historinë e saj nuk ka pasur qëndrim racist, asnjëherë nuk ka qenë anti-semitiste. Unë jam njëri nga kryeministrat e parë që anti-semitizmin e kam vlerësuar si një krim njerëzor. Përkundrazi, Turqia si dhe populli i saj gjithmonë kanë qenë në anën e të shtypurve, ka qenë shtet që i'a zgjati dorën edhe çifutëve", theksoi Presidenti Erdoan.

Ai gjithashtu tha se Perandoria Osmane gjatë shekullit të 15-të i ka hapur dyert e saj për çifutët që ishin dëbuar nga territori i Spanjës, ku ata për shekuj me radhë kanë vazhduar të jetojnë në paqe.

Në fund Presidenti Erdoan porosit se kritikat e tij "asnjëher nuk kanë qenë në llogari të popullit çifut, por vetëm dhe vetëm në llogari të qeverisjes izraelite dhe politikës së saj"./trt/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat