Një seri e reklamave fyese kundër fesë Islame, këtë javë do të vendosen në 100 stacione të autobusëve dhe në dy metrotë e Manhattan-it të Nju-Jorkut.
Fushata, e cila kushtoi më se 100 mijë dollarë është paguar nga aktivistja dhe blogerja, Pamela Geller, e cili ka një kohë të gjatë që udhëheq një kampanjë kundër "anti-semitizmit arab", transmeton Telegrafi.
Në tre reklama thuhet se Islami është një fe me plotë urrejtje, ku në njërën prej tyre shihet, Adolf Hitler, duke biseduar me ish-udhëheqësin palestinez, Mohammed Amin al-Husseini.
Bordi i Drejtorëve të metrosë në Nju Jork nuk ka pranuar që të publikohen këto reklama, por pasanikja, Geller çështjen e ka dërguar në gjykatë, e cila vendosi që kjo formë e reklamës paraqet "fjalën e lirë", për të cilën ajo ka të drejtë.
Geller edhe më parë ka paraqitur reklama, në të cilat, armiqtë e Izraelit i quante "egërsira". /Telegrafi/