Vetëm gjatë vitit të kaluar, në mbarë botën, kanë humbur jetën 6,3 milion fëmijë të moshës nën pesë vjet, ka deklaruar në fjalimin e tij në sesionin e 69-të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara Presidenti turk Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan).
Siç tha ai, gjatë luftës në Siri, janë vrarë 17,000 fëmijë, janë plagosur 375.000 të tjerë, ndërsa 19.000 janë gjymtuar. Me këtë rast Erdoani deklaroi se: "Në botën ku vdesin fëmijët askush nuk mund të ndjehet i sigurt dhe askush nuk mund të jetojë në paqe dhe begati të qëndrueshme".
Duke folur për sulmet izraelite në Gaza, Erdoan tha se vetëm në Rripin e Gazës janë vrarë 490 fëmijë, ndërsa 3.000 janë plagosur.
"Janë të pamëshirshme vrasjet para kamerave, para syve të gjithë botës, përderisa lozin në bregdet, vrapojnë nëpër parqet, shkollat, fshihen në xhamitë, në krahët e nënave të tyre, ku ndjehen më të sigurt. Me çudi të madhe ndjekim se si përdorën etiketa të caktuara për 'heshtjen' e atyre që duan të tërheqin vëmendjen e botës për vrasjet e fëmijëve, grave dhe personave me nevoja të veçanta në Palestinë", ka deklaruar presidenti Turk Erdoan.
Duke folur për ngjarjet në Lindjen e Mesme, Erdoan tha: "Ata që kundërshtojnë vrasjet që po ndodhin në Irak dhe Siri, ata që e kundërshtojnë vrasjen e demokracisë në Egjipt, janë gjithashtu subjekt i disa akuzave të padrejta dhe të pabazuara dhe po ashtu akuzohen për mbështetjen e terrorizmit"./trt/