Hoxha nga Mitrovica dhe njëherazi ish-komandanti i UÇK-së, Ekrem Avdiu sot në orët e paraditës i ka dhënë një inervistë Radio Pendimit, duke thënë se gjatë gjithë kohës është ndierë shumë komod, së pari me Zotin, pastaj edhe me individët tjerë.
I pyetur nga Radio Pendimi se a është njollosur imazhi i hoxhallarëve pas arrestimeve të fundit, hoxha u përgjigj duke thënë: "Kam përshtypjen se më shumë është njollosur imazhi i drejtësisë dhe i shtetit se sa imazhi i hoxhallarëve, të cilët janë plotësisht të pafajshëm.
Gjithashtu Ekrem Avdiu tha se gëzimi i tij dhe i familjes së tij nuk është i plotë derisa të lirohen edhe hoxhallarët tjerë.
Për më shumë shikojeni videon:
[youtube height="400" width="100%" align="none"]https://www.youtube.com/watch?v=cp_YXKozAU0[/youtube]