Deputeti i Partisë së Drejtësisë Gëzim Kelmendi ka thënë se nuk do të largohet nga partia, pavarësisht se ai ka vendosur të mos mbështes koalicionin me PDK-në.
Sot vonë kryesia e Partisë së Drejtësisë ka mbajtur një mbledhje ku ndër të tjera është diskutuar edhe vendimi i deputetit të kësaj partie, Gëzim Kelmendi që të mos mbështesë koalicionin me PDK-në.
Kelmendi ka thënë se në kryesi ka që e mbështesin qëndrimin e tij por ka edhe nga ata që e kundërshtojnë. Ai ka thënë se nuk do të largohet nga partia, por i mbetet kryesisë nëse do ta përjashtojë, pavarësisht se ai mendon se vendimi i tij nuk është në kundërshtim me parimet e PD-së.
Kelmendi ka vendosur që votën e tij në Kuvendin e Kosovës mos të e jap për koalicionin me PDK-në, shkaku se sipas tij, kjo parti nuk e ka përmbushur premtimin për të lejuar përdorimin e shamive në arsimin parauniversitar.