Hoxhë Enis Rama pritet si hero në xhaminë “Isa Beg”

As gjysma e xhematit të xhamisë “Isa Beg” në Mitrovicë nuk ka arritur të premten t’ia japë dorën hoxhës Enis Rama. Rreth pesë mijë besimtarë janë lidhur në namaz prapa tij, shkruan sot Koha Ditore.

“Na ke shqetësu, hoxhë. Kam kajtë, vallahi”, i thotë njëri prej tyre, pasi e puth në ballë hoxhën që një ditë më parë u lirua nga paraburgimi ku kishte qëndruar një javë. Është dashur të presë në radhë për ta përqafuar hoxhën që ka munguar nga e marta e javës së kaluar, kur u arrestua me 11 imamë tjerë të dyshuar për vepra që lidhen me terrorizmin.

“Allahu të shpërbleftë!” i thotë besimtari tjetër mjekërgjatë teksa e merr ngryk.

“Mirë se na ke ardhë!” pason besimtari tjetër për t’u larguar nga xhamia.

“Prit ta shohim pak Enisin kur të del”, insiston një i ri që sapo kishte falë namazin jashtë xhamisë, ani se tashmë gjysmë ore kishte kaluar nga falja e namazit.

Takimi me hoxhën ka ndodhur pas vendimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës për lirimin e Ramës dhe kolegut të tij, Ekrem Avdiu.

[gallery width="200" height="100" columns="3"]
[gallery_item title="Foto 1" src="/images/1foto/01lajme/er-is-ii.jpg"]Foto 1[/gallery_item]
[gallery_item title="Foto 2" src="/images/1foto/01lajme/er-is-iii.jpg"]Foto 2[/gallery_item]
[/gallery]


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat